Rikthehet në datat 19-20 nëntor Panairi i Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër
Panairi i Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër (ECGE 2026), platforma e vetme e dedikuar për sektorët e energjisë dhe ndërtimit në Shqipëri, do të zhvillohet më 19–20 nëntor 2026, në Pallatin e Kongreseve, Tiranë.

Panairi organizohet nga I-Exhibitions dhe synon të bashkojë kompani vendase dhe ndërkombëtare, investitorë, institucione, ekspertë dhe profesionistë të industrisë, duke krijuar një hapësirë për prezantimin e teknologjive, zgjidhjeve inovative, projekteve dhe mundësive të reja të bashkëpunimit.
ECGE 2026 do të fokusohet në disa prej sektorëve me ndikimin më të madh në zhvillimin ekonomik dhe transformimin e qëndrueshëm: energjia e rinovueshme, eficienca energjetike, teknologjitë e ruajtjes së energjisë, rrjetet inteligjente, ndërtimi i qëndrueshëm, materialet dhe teknologjitë e reja të ndërtimit, si dhe zgjidhjet për një ekonomi më të gjelbër.
Në një moment kur tranzicioni energjetik, investimet në infrastrukturë dhe përdorimi eficient i burimeve po marrin një rëndësi gjithnjë e më të madhe, ECGE synon të krijojë ura lidhëse ndërmjet ideve, kapitalit, teknologjisë dhe tregut.
Përmes një zone ekspozimi të larmishme, takimeve B2B, diskutimeve profesionale dhe aktiviteteve tematike, panairi do t’u ofrojë pjesëmarrësve mundësinë të prezantojnë produktet dhe shërbimet e tyre, të identifikojnë partnerë të rinj, të zhvillojnë kontakte tregtare dhe të eksplorojnë mundësi konkrete investimi.
Programi do të përfshijë disa hapësira tematike, duke ndërthurur ekspozimin e produkteve dhe teknologjive me diskutimet profesionale, demonstrimet praktike, ndërveprimin ndërmjet aktorëve të industrisë dhe burimet njerëzore.
ECGE 2026 u drejtohet prodhuesve, distributorëve, kompanive të energjisë dhe ndërtimit, investitorëve, zhvilluesve të projekteve, arkitektëve, inxhinierëve, ekspertëve, institucioneve financiare dhe profesionistëve të tjerë të interesuar për zhvillimet dhe mundësitë e reja në këta sektorë.
ECGE 2026 fton kompanitë të prezantojnë zgjidhjet dhe teknologjitë e tyre, profesionistët të zbulojnë zhvillimet më të fundit të industrisë dhe aktorët e tregut të krijojnë partneritete të reja.
ECGE 2026 mbështetet nga kompani dhe organizata që janë pjesë e transformimit të sektorëve të energjisë dhe ndërtimit drejt një modeli më të qëndrueshëm zhvillimi. Përmes teknologjive, investimeve dhe zgjidhjeve që promovojnë përdorimin eficient të burimeve, inovacionin dhe reduktimin e ndikimit mjedisor, ato kontribuojnë në ndërtimin e një ekonomie më të gjelbër dhe më konkurruese.
Vodafone Albania | E-Saving si Partnerë Platin
ITE Group me markat Vimar dhe Baks | Vega Group | Meps Albania | OSHEE e FTL si Partnerë Gold
AESS | Unisolar | Instituti i Ndërtimit si Partnerë Silver
Media Partner: A2CNN, Business Magazine, Glass Balkan
Për informacion, pjesëmarrje dhe regjistrim: https://ecge.i-exhibitions.com/en/visitor
Organizator: I-Exhibitions
Email: info@i-exhibitions.com
Telefon: +355 67 406 9393
Më të lexuarat






k.jpg)